BDI: Në radhët e VMRO DPMNE-së ka deputetë me orientim europian

by admin
Spread the love

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim i janë përgjigjur deklaratave të vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së se gjoja në BDI ka deputet i cili kërkon para për votimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Nga kjo parti bëjnë thirrje për një front të përgjithshëm shoqëror europian dhe formimin e një aleancen për Maqedoninë e Veriut europiane, ndërsa theksojnë se pikërisht ne VMRO ka deputetë me orientim europian.

“Shqetësuese janë deklaratat pa ekuivoke të liderëve të opozitës kundër integrimit europian dhe refuzimi i ndihmës nga partnerët tanë ndërkombëtarë, por jemi të bindur se deputetët dhe qytetarët nuk ndajnë qëndrimet izolacioniste dhe antieuropiane të liderëve të tyre, por do të vendosin për të vazhduar me guxim dhe me meritë rrugën europiane. Në VMRO DPMNE ka forca europiane që nuk identifikohen me pikëpamjet e liderëve të tyre aktual dhe nuk duan të përsërisin të njëjtat gabime kur ata qëndruan në anën e gabuar. Narrativi, mendimi dhe veprimet e sotme të opozitës, për fat të keq, janë të njëjta me ato të 6-7 viteve më parë, gjë që e izoloi opozitën ndërkombëtarisht, por edhe atëherë deputetë të opozitës gjetën forcë dhe guxim dhe tejkaluan sfidën andaj dhe sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe po negocion për anëtarësim në Bashkimin Europian”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

You may also like