BBC: Britania konfirmon testet e lazerave ushtarakë nga qielli, si alternativë ‘pa zhurmë’ ndaj raketave  

by admin
Spread the love

Ministria e Mbrojtjes së Britania tha se ka testuar “me sukses” shufra lazeri të fuqisë së lartë në formë armatimi, duke goditur një objektiv ajror në atë që zyrtarët quanin “testim i herës së parë”.

Ata thonin se testet i hapin rrugë përdorimit të këtij armatimi të ri fatal kundër dronëve, si një alternativë me kosto me të ulët dhe me më pak zhurmë nga raketat.

Zhvillimi konformon zhurma të mëparshme se ushtritë zotërojnë armë të tilla të heshtura e shkatërrimtare, të cilat dyshohet se janë përdorur në konflikte të mëparshme.

Zyrtarët britanikë thonin se lazeri DragonFire ka saktësinë për të goditur një monedhë nga 1 km largësi, sipas ministrisë së mbrojtjes.

Ata shtonin se testimet në kampin Hebrides Range në Skoci ishin një “hap madhor” në futjen në shërbim të kësaj teknologjie.

Ministri i mbrojtjes Grant Shapps tha se teknologjia “redukton varësinë në municione të kushtueshme” dhe gjithashtu redukton rrezikun e dëmeve “kolaterale” gjatë sumit, duke iu referuar shkatërrimit të njerëzve ose objekteve që nuk janë pjesë e objektivit.

Megjithëse teknologjia lazer tingëllon si diçka nga filmat e fantazisë, marina e SHBA ka disa sisteme të tilla të instaluara në luftanijet e saj.

Zhvillime të ngjashme janë raportuar dhe nga marina e Kinës, por asnjë herë ushtritë nuk kanë pranuar se i kanë përdorur për sulme mbi qytete, njerëz apo zona të tjera.

Ushtritë botërore kanë pranuar deri tani përdorimin e lazerave për rrëzimin e dronëve, si ato në konfliktin me rebelet në Jemen pranë Detit të Kuq.

Ministria britanike e mbrojtjes tha se goditja me DragonFire për 10 sekonda, harxhon vetëm pak energji elektrike dhe janë mjete mjaft të lira sulmi.

Armët e energjisë direkte lazer (LDEW) përdorim shufrën intesive të rrezes mbi objektivin e tyre, por rangu dhe fuqia e tyre është informacion i klasifikuar, shkruan rrjeti BBC.

Zyrtarët shtojnë se krijimi armëve lazer vjen pas zgjerimit të sulmeve me dronë dhe nevojës për neutralizimin e tyre.