Bayernit i mungon motivimi, Stuttgart nuk përfiton dhe rrezikon rënien

by admin
Spread the love

Pasi u shpall kampion i vendit, Bayerni duket se ka ulur ritmin në Bundesligë, sepse ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit në shtëpi, duke barazuar 2-2 përballë Stuttgart. Bavarezët nuk kanë ndonjë objektiv në këto javë të mbetura dhe miqtë nuk arrijnë të përfitojnë, që të marrim maksimumin e pikëve në transfertën në Mynih.

Tomas kalon në avantazh Stuttgart, por Bayerni përmbys gjithçka në pjesën e parë. Miqtë barazojnë në pjesën e dytë dhe ndonëse ka raste të shumta shënimi në të dyja portat, sfida mbyllet në barazim 2-2. Stuttgart duhet të vuajë edhe javën tjetër, sepse nuk e ka siguruar akoma qëndrimin në Bundesligë, ndërsa Play Out-i është i paevitueshëm tani.

Ka përfunduar 1-1 sfida e javës së parafundit të Bundesligës mes Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach. Miqtë shënojnë shumë shpejt me Plea, por vendasit barazojnë në pjesën e dytë me Paciencia.

Dy skuadrat ndajnë nga një pikë, që ndryshon asgjë në renditje, sepse të dy klubet nuk kanë më asnjë objektiv për të arritur në kampionat. /Oversport.tv

Foto:

Gjermani-Bundesliga / Java e 33-të

Eintracht Frankfurt- B. Monchengladbach 1-1

Paciencia 66’ /Plea 4’

Bayern Munich- Stuttgart 2-2

Mavropanos 35’ (aut), Muller 44’ / Tomas 8’, Kalajdzic 52’

You may also like