Bayerni provon gjithçka për Dembele, i ofron pagën faraonike

by admin
Spread the love

Robert Leëandoëski është drejt largimit dhe Bayerni ka filluar punën për të afruar forca të tjera në sulm. Sipas asaj që raporton L’Equipe në “pole position” është ylli francez i Barcelonës, Ousmane Dembele. Këtij të fundit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe mund të afrohet me parametër zero.

Strategjia që Bayern po ndjek për të bindur sulmuesin francez është e qartë. Ata kërkojnë ta joshin nga ana ekonomike duke e bërë Dembele një nga lojtarët më të paguar në Europë. 18 milionë euro në sezon do ta paguajë gjiganti gjerman Dembele në rast se pranon ofertën.

Atij i është ofruar gjithashtu një kontratë që do ta mbajë atë lidhur me klubin gjerman për katër vite. Kjo ofertë i ka pëlqyer edhe sulmuesit francez që është i hapur për një rikthim në Bundesliga. Më parë ai ka mbrojtur fanellën e Dormtund në Gjermani, ndërsa nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like