Bayerni ‘luan tenis’ me Schalken dhe prek titullin e 11 kampion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bayerni i Mynihut vë një dorë mbi titullin kampion të 11 radhazi ,teksa triumfoi me rezultatin e tenistik 6-0 ndaj Schalke 04 dhe shkoi përkohësisht në kuotën e 68 pikëve.

Bavarezët e nisën vrullshëm dhe shënuan golin e avantazhit me anë të Thomas Muller në minutën e 21-të, ndërsa në të 29-ën ishte Kimmich që shënoi edhe golin e dytë me penallti.

Në pjesën e dytë shënuan dy herë Gnabry, një herë tel dhe një herë Mazraoui, duke vulosur suksesin bindës të bavarezëve që shkojnë përkohësisht 4 pikë larg Dortmundit, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi.

Unioni i Berlinit fitoi përballjen direkte për zonën Champions ndaj Freiburgut, me rezultatin 4-2, duke u ngjitur në vendin e katërt, ndërsa Wolfsburg mposhti 2-1 Hoffenhaimin 2-1 dhe parakaloi Leverkusenin.

Sa i përket zonës së mbijetesës, Bochum triumfoi 3-2 ndaj Augsburgut dhe doli përkohësisht nga zona e ftohtë, duke lënë pas vetes Schalken, Stuttgartin dhe Herthën e Berlinit.


Top Channel

You may also like