Bayerni flirton me fitoren, Modeste shpëton Dortmundin në ekstrem

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka spektakël, emocione dhe gola në “Klasiken e Gjermanisë”, por nuk ka fitues në sfidën më të rëndësishme të Bundesligës gjermane. Dortmund dhe Bayern barazojnë 2-2 në një takim të mbushur me emocione deri në sekondën e fundit.

Bayerni i Mynihut flirton me fitoren në “Signal Iduna Park”, por në fund duhet të kënaqet me një pikë, pasi Dortmund i mohon suksesin me një gol të shënuar në minutën e 5-të shtesë.

Bavarezët mbyllin pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Leon Goretzka, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Leroy Sane dyfishon shifrat për miqtë. Dortmund ngushton diferencën me Moukoko, ndërsa përpjekjet e shumta të vendasve materializohen në minutën e 5-të shtesë, kur Anthony Modeste shënon golin e barazimit.

Pas këtij barazimi të dyja skuadrat qëndrojnë në kuotën e 16 pikëve në tabelën e klasifikimit. / Oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund Twitter

You may also like