Bayern tenton Zielinskin, Napoli nuk ulet në tavolinë pa 40 milionë €

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Piotr Zielinski është një nga lojtarët për të cilët Aurelio De Luarentiis është i gatshëm të dëgjojë oferta. Sigurisht presidenti i Napolit nuk është nga ata të lehtët në marrëveshje.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Bayern Munich është i interesuar për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese. Gjermanët po shikojnë se sa e mundur është ta kryejnë këtë operacion në merkato.

Zielinski është nën kontratë edhe për dy vite dhe ka opsion për ta zgjatur edhe për një vit. Te Napoli përfiton 4 milionë euro në sezon, kurse klauzola e largimit është 100 milionë euro.

Napoli gjithsesi është i gatshëm t’i nisë bisedimet me 40 milionë euro dhe duhet parë nëse kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm ta ofrojnë një shifër të tillë. / oversport.tv

You may also like