Bayern nuk fal në shtëpi, përmbys Lazio-n dhe kalon në çerekfinalet e Champions League

by admin
Spread the love

Bayern Munich përmbys Lazio-n në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League dhe siguron kalimin në fazën e çerekfinaleve.

Pas ndeshjes së parë të luajtur në “Olimpico” që përfundoi me fitoren e italianëve me rezultatin 1-0, në “Allianz Arena” ishin bavarezët ata që festuan, me ndeshjen e dytë që u mbyll me fitoren 3-0 të gjermanëve.

Në minutën e 38’ Kane shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin e përgjithshëm.

Teksa pas një super asistit të dhuruar nga De Ligt, Muller përmbysi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 45+2’. Rezultatin final e vulosi Kane që shënoi golin e tretë për ekipin e Tuchel në minutën e 66’.

Pas fitores me rezultatin e përgjithshëm të dy takimeve 3-1 Bayern Munich kalon në çerekfinale, ndërsa Lazio nga ana tjetër eliminohet nga ky kompeticion në raundin e 1/8-ave. / Super Sport


Top Channel

You may also like