Bayern mposht konkurrencën e të gjithëve, gati të rrëmbejë yllin e Ajax

by admin
Spread the love

E ardhmja e Noussair Mazraoui ka marrë një rrjedhë krejt ndryshe nga ajo që pritej. Mbrojtësit të Ajax i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe janë zhvilluar disa diskutime me ekipe nga Italia (Milan dhe Roma), por jo vetëm.

Kohët e fundit, terren kishte fituar Barcelona që ishe shumë pranë mbylljes së marrëveshjes. Megjithatë, tashmë në skenë është futur edhe Bayern Munich.

Vetë agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka nisur diskutimet me bavarezët që kanë paraqitur një ofertë më të lartë financiare se klubet e tjera. Për rrjedhojë marrëveshja midis Bayernit dhe Raiolas është shumë pranë.

Mbrojtësi 24-vjeçar është duke zhvilluar sezonin e tij të pestë si protagonist te Ajax. Tashmë ai po kërkon të bëjë hapin e madh në karrierë dhe Bayerni është gati t’i plotësojë të gjitha kushtet. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax Facebook

You may also like