Bayern e bleu 42 milionë €, mesfushori surprizon: Nuk rinovon,dëshiron Italinë

by admin
Spread the love

Tolisso ka marrë një vendim surprizë për të ardhmen e tij: nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në korrik të vitit 2022.

Tolisso u ble për 42 milionë dhe palët nuk do të nënshkruajnë një kontratë të re.Corentin Tolisso është një dëshirë e vjetër e Fabio Paraticit, i cili kërkon ta sjellë te Tottenham.

Dëshira e mesfushorit është të luajë në Itali. Këtë verë, ish-futbollisti i Lyon ka pasur kontakte me Juventusin, por emri i tij ishte një alternativë ndaj atij të Locatellit.

Juventus mund të bëjë një tjetër ofensivë në janar nëse nuk arrin të përfundojë marrëveshjen me Tchouameni që luan te Monaco. Tolisso pëlqehet nga Inter dhe Roma, por kërkesa prej 6 milionë eurosh në sezon, përbën një problem për dy klubet italiane.

You may also like