BayArena një “armë” më shumë ndaj Romës, biletat “avullojnë” brenda tre orëve

by admin
Spread the love

Bayer Leverkuesen ia doli me sukses në dy sfidat çerekfinale të Europa League ndaj Royale Union teksa në gjysmëfinale, skuadrën e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso e pret përballje me italianët e Romës.

“Aspirinat” në këtë sezon duken të rilindur nën drejtimin e teknikut spanjoll dhe do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund eksperiencës europiane.

Sigurisht, mbështetja e tifozëve është tejet e rëndësishme për Leverkusen dhe duket se tifozët i janë përgjigjur pozitivisht apelit. Kjo pasi në vetëm tre orë janë shitur të gjithë biletat për sfidën ndaj Romës me impiantin BayArena që do të jetë në kapacitetin maksimal (30.000 vende) në mbështetje të ekipit të zemrës.

Ishte vetë klubi gjerman që bëri të ditur se nuk ka më bileta në shitje teksa tashmë mbetet që lojtarët në fushë ta bëjnë tifozerinë e tyre të mos zhgënjehet. Kujtojmë se ndeshja e parë mes Romës dhe Bayer Leverkusen do të zhvillohet në Olimpico më datë 11 maj, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më datë 18 maj në Gjermani.


Top Channel

You may also like