Baton Haxhiu parashikon lëvizjen e papritur: Ky është gabimi më i madh që mund të bëjnë demokratët

by admin
Spread the love

Gazetari Baton Haxhiu u shpreh mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv se në zgjedhjet e reja të brendshme në PD nuk duhet të kandidojë Sali Berisha.

Haxhiu thotë se nëse Berisha kandidon për postin e kryetarit, atëherë ai do të kthente Bashën.

“Demokratët nuk e qajnë që ai është shpallur non-grata dhe mendoj se kjo është gabim. Në qoftë se kandidon zotëri Berisha, atëherë Basha kthehet dhe fiton”, thotë ai.

“Nëse demokratët e konsiderojnë se e ardhmja e tyre është Sali Berisha, është gabim i madh. Pasi kemi të bëjmë me një njeri që ka shumë mëkate rrugës. E di që njerëzit kanë emocion ndaj Berishës për shkak të kohës së gjatë të tij në politikë. Është kafshë politike. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan”, përfundoi ai.

You may also like