Baton Haxhiu nxjerr prapaskenat e protestës së dhunshme në selinë blu dhe tregon ku gaboi Policia e Shtetit

by admin
Spread the love

Analisti Baton Haxhiu kritikoi mbrëmjen e djeshme Policinë e Shtetit për mënyrën se si menaxhoi protestën në 8 Janar para godinës së PD.  Sipas tij, policia e la përplasjen deri në pikën kur mund të merrej jeta e dikujt.

Haxhiu u shpreh se policia nuk mund të llogarisë politikisht dhe duhet të mbronte godinën e PD dhe qytetarët.

Deklarata e Haxhiut:

“Në Shqipëri është krijuar një diskurs 30-vjeçar që policia është e individit dhe nuk është e qytetarit. Në të vërtetë në një moment të sajin policia nuk e mbrojti qytetari ne vetë, por e la përplasjen deri në pikën që mund të merrej jeta e dikujt.

Policia e Shtetit nuk kalkulon politikisht. Policia e mbron vetëm shtetin kur sulmohet,, por kur sulmohet kundërshtari duhet të jetë në mbrojtje dhe të ndalë vetëgjyqësinë. Kemi një element që është jashtëzakonisht shqetësues. E para, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar.

Në këtë paralajmërim si nuk kemi mbrojtje të qytetarit, si mundtë lihet qytetari në vetëgjyqësi. Unë nuk hy në kokën që të ndërtoj një imagjinatë se skema e kujt ka qenë, por unë po analizoj ato që shikoj. Unë nuk e di pse e ka bërë policia këtë gjë, por nëse do të kalkuloja politikisht, ajo nuk do të ndodhte”, u shpreh Haxhiu.

You may also like