Baton Haxhiu e thotë troç: Ju nuk po godisni kokën që e solli PD-në në këtë situatë

by admin
Spread the love

Analisti Baton Haxhiu komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ zhvillimet më të fundit brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, esenca e problemit  në PD është monopoli i njeriut në parti dhe kjo është e lidhur me Sali Berishën.

“Ju nuk po e shikoni esencën. E problemit se ku keni ardhur deri këtu. Esenca e problemit është monopoli i njeriut në PD. Ai është i lidhur me Sali Berishën”, tha Haxhiu.

Sipas analistit, Basha është gjetur thjesht më i dobët dhe është goditur.

“Mos më thoni që viti 2013, 2015, 2017 janë fuqi e Lulzim Bashës që të rri pa fuqinë e Berishës. Ju keni gjetur një njeri më të dobët për të goditur dhe nuk goditni kokën që e solli partinë në këtë situatë”, tha Haxhiu.

You may also like