Batatina krahason Llapin me Arsenalin

by admin
Spread the love

Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina ka krahasuar skuadrën e tij me Arsenalin, transmeton Insporti.

Krahasimin e ka bërë duke e ndërlidhur ngjitjen që të dyja skuadrat kanë bërë në tabelë.

Llapi sot fitoi 2:0 ndaj Feronikelit për t’u ngjitur në pozitën e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa Arsenali me fitoren 2:0 ndaj Leicesterit u ngjit në atë pozitë.

Pasi të dyja skuadrat nisën sezonin me rezultate të dobëta dhe ishin në zonën e rrezikshme për të rënë nga ligat, Batatina ka bërë ndërlidhjen duke shkruar në Facebook se “dy skuadra me qetësi maksimale ngritën lartë në tabelë nga pozitat e fundit në pozitën e 5-të! Arsenali – Llapi”.

You may also like