Bastoni del hapur: Shpresoj që Skriniar të qëndrojë, Juventusi rivali kryesor

by admin
Spread the love

“Shpresoj që Milan Skriniar mos të largohet”. Kjo ka qenë dëshira që Alessandro Bastoni shprehu gjatë intervistës së tij dhënë për “La Gazzetta dello Sport”. Mbrojtësi i Interit foli gjithashtu për të ardhmen e tij si dhe luftën për titullin kampion sezonin e ardhshëm.

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshimin më të vogël për t’u larguar nga Interi. Këtu kam gjithçka që më nevojitet për t’u ndjerë mirë dhe për të treguar veten time. Jam i lumtur që jam këtu, e shoh veten ende për shumë vite me këtë fanellë dhe shpresoj të fitoj ende me Interin.”

Ai foli gjithashtu edhe për luftën për titull që pritet të jetë shumë e ndezur në sezonin e ardhshëm të Serie A. “Juventusi është forcuar shumë dhe e shoh si kundërshtarin më të rrezikshëm. Ka afruar shumë lojtarë të fortë si Di Maria, Pogba dhe Bremer. Megjithatë ne e dimë forcën tonë. Dy vjet më parë arritëm të fitonim titullin kampion dhe mund ta bëjmë sërish këtë gjë”. /oversport.tv

You may also like