Bastisje në Strugë, arrestohet një person

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje ka privuar nga liria 36 vjeçarin D.U. nga Struga. Sipas MPB-së gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar dy bomba dore, dy predha me kalibër të ndryshëm, një pushkë ajrore “Gamon” një qese me marijuhanë dhe lëndë të tjera.

 

Ndryshe personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Strugës dhe pas konsultimeve me Prokurorin publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritën padi adekuate.


You may also like