Bastisje në Likovë, gjenden armë, arrestohet një person

by admin
Spread the love




Sot (11.11.2021) në ora 08:35 minuta në f. Llojanë, komuna Likovë, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Materie të Rrezikshme dhe SPB Kumanovë nga liria e kanë privuar Z.I. (67) nga f. Llojanë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pistolet ”Zbroevkë Çeke”, dy karikatorë për pistoletë dhe pesëdhjetë plumba kalibër 9 mm, të cilat i ka poseduar pa leje.
Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


You may also like