Bastisje në Kumanovë, arrestohet dileri

by admin
Spread the love





Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Kumanova. Pas bastisjeve të kryera me urdhër gjykate në banesën e tij, është gjetur kokainë.

“Me datë 02.02.2023 në ora 19:45, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria L.R.(28) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe konfiskuan rreth 350 gram kokainë dhe dy peshore dixhitale. Ai është ndaluar në stacion policie dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakNdërrimi i targave me shenjën NMK do t’i kushtojë qytetarëve nga 1400 deri në 1500 denarë




You may also like