Bastisje në Kondovë të Shkupit, gjendet drogë dhe armë, arrestohet një person

by admin
Spread the love

Nëpunës policorë të Njësitit për tregti të palejuar pranë SPB Shkup në bashkëveprim me nëpunës policorë të Njësitit të policisë intervenuese pranë SPB Shkup, sot e kanë privuar nga liria tridhjetë e një vjeçarin R.S. nga fshati Kondovë-Shkup.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një pushkë automatike, disa fishekë dhe tetë tenxhere me kërcell të zhvilluar kanabis sativa.

Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like