“Bashkohu me ne”, klubi më i dashur në Brazil fton Sergio Ramos

by admin
Spread the love

Sergio Ramos është pa skuadër pas ndarjes me PSG-në. Ish-kapiteni i Real Madrid kaloi dy sezone jo fort pozitive në kryeqytetin francez.

Shumë është përfolur për të ardhmen e tij. Dëshira e madhe ishte rikthimi te Sevilla, skuadra e zemrës, por asnjëherë nuk nisën bisedimet zyrtare me andaluzianët.

Inter Miami e kërkon në MLS për ta bërë sërish shok skuadre me Leo Messin, ndërkohë që ka edhe oferta nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, Marca shkruan se 37-vjeçarin e duan edhe në Brazil. Flamengo, një ndër skuadrat më të dashura në tokën e futbollit, po tenton ta bindë që të transferohet në Rio de Janeiro.

Aty ku do të formonte dyshen e qendrës së mbrojtjes me David Luiz. Flamengo ka bërë shumë mirë në vitet e fundit.

Duke fituar dy herë Kupën Libertadores (2020, 2022). Tifozët shpresojnë që drejtuesit e klubit të bindin Sergio Ramos, një lojtar me përvojë të madhe dhe shumë trofe të fituara.


Top Channel

You may also like