Bashkim Haxhimusa tregon për Ali Latifin, pas ballafaqimit të ashpër me Oliver Ivanoviqin…

by admin
Spread the love

Ish anëtari i kryesisë së Lidhjes së Sporteve të Karatesë së Kosovës, Bashkim Haxhimusa, thotë se Ali Latifi ka qenë promotor i të gjithave në vitin 1991, duke iu kundërvu fuqishëm Oliver Ivanoviqit.  

“Unë e kam ngrit këtë çështje tek gazetari Kemajl Goca për vëllezërit Ali dhe Isak Latifi të cilët vërtet janë iniciatorët dhe shtylla kryesore e mbrojtjes së sportit dhe sportistëve në vitet e 90-ta, sidomos z. Ali Latifi ishte promotori kryesor për pavarësimin e sportit të Kosovës karshi masave të dhunshme serbe që sportistë shqiptarë mos të futen nën ombrellën e sportit serb.

Unë në atë kohë isha anëtar i Kryesie së Federatës së Karatës së Kosovës dhe mu në atë mbledhje ishim prezent 8 anëtar kryesie dhe referenti (inicialet BT).
Z. Latifi pas ballafaqimit të ashpër me Ivanoviqin ka lëshuar mbledhjen demostrativisht dhe me vota në fund të mbledhjes Oliveri e humb betejën 3:4.
Më pas, pas një jave Oliveri e thërret mbledhjen tjetër dhe 4-shi që ka votoi kundër shkarkohet, dhe më pas Oliveri koopton bordin me 4 anëtar të ri të bordit.
Bordi i asaj kohe organizon garë në Mitrovicë në krye me Oliverin, ndërsa KK ‘Minatori’ paralel organizon garë si klub në Prishtinë, por këtu shumica e klubeve i bojkotoj të dy garat, por në Mitrovicë marrin pjesë tri klube shqiptare, kurse tek Minatori çka ka ndodhë nuk dimë.
Pas një muaji edhe ato tri klube tërhiqen nga garat e FKK-së dhe garuesit e tyre nuk shkojnë më në gara, ndërsa dy apo tre zyrtar të asaj kohe mbeten besnik të Oliverit deri në fund.
Për krejt këtë ngjarje unë kam edhe sot një pjesë të shënimeve, por kemi edhe shtypin e asaj kohe me emra dhe mbiemra kush është shkarku, kush është emëru pastaj dhe kush ishin garuesit pjesëmarrës të atyre garave”,
komenton Haxhimusa. 
 

You may also like