Bashkëshortja e Alvaro Morata në kujdes intensiv pas lindjes së fëmijës së katërt (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbollisti i njohur spanjoll i Atletico Madrid, Alvaro Morata ka mirëpritur fëmijën e katërt, por njoftoi se pas lindjes së të bijës Bella gruaja e tij gjendet në kujdes intensiv prej komplikacioneve.

Bashkëshortja modele italiane Alice Campello po merr kujdes të specializuar në spitalin  e Navarra në Madrid pasi atyre që doktorët përshkruanin si “komplikacione serioze”. Morata njoftoi dramën shëndetësore në rrjetet sociale, ku postonte dhe foto të së bijës së sapolindur në pizhama të bardha e rozë.

“Bella lindi më 9 janar dhe është e mrekullueshme, nëna e saj për fat të keq pati komplikacione pas lindjes që shkoi shumë mirë, dhe ne jemi të frikësuar”, tha sulmuesi i Atletico Madrid.

“Alice është e fortë dhe po rikuperohet nga pak. Aktualisht ajo është në kujdes intensiv në spitalin Universitar të Navarra dhe po rikuperohet ngadalë”.

“Falenderojmë doktorët që janë kujdesur për të në çdo moment, dhe për mesazhet e mbështetjes nga publiku. Do t’u mbajmë të informuar”, shkruante ai.

Sot pas mesdite futbollisti konfirmoi se bashkëshortja ishte lënë të dilte nga kujdesi intensiv, por mbetej në spital. Morata dha lajmin të shoqëruar me një foto të Alice Campello duke mbajtur në krahë bijën e tyre Bella në spital pas lindjes.

“Alice ka dalë nga kujdesi intensiv dhe po rikuperohet me Bella. Unë ende po mundohem të mbledh mendjen për atë që ka ndodhur. Falemnderit Alice që po më jep përsëri një mësim jete. Je një shembull për mua,” shkruante ai.

Çifti anë tashmë dy binjakët katër-vjeçarë Alessandro e Leandro, si dhe djalin dy-vjeçar Edoardo. 27 vjeçarja Alice ka lindur në Venecia dhe është vendosur në Madrid verën e 2016 para se Morata të transferohej në Angli te skuadra e Chelsea.


Sot pas mesdite futbollisti konfirmoi se bashkëshortja ishte lënë të dilte nga kujdesi intensiv, por mbetej në spital


Top Channel

You may also like