Basha pyet shkodranët: Doni një kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Nuk u dëgjoj

by admin
Spread the love

Nga Shkodra ku çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 marsit, Luzim Basha, deklaroi se Partia Demokratike i ka një borxh të madh Shkodrës, pasi ky qytet i ka dhënë shumë kësaj partie.

Basha tha se shkodranët nuk duhet të kenë shembull për kryebashkiak kryeministrin Edi Rama dhe Tom Doshin, ndërsa ftoi si zgjidhjen e duhur kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

“A doni një Shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Doni një kryebashkiak, i cili vendos në bashkinë e Shkodrës, modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? A doni një kryebashkiak, i cili ta vendosë Shkodrën në funksion të agjendave personale dhe pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk iu dëgjoj! Edhe njëherë! Atëherë votoni partinë demokratike! Votoni Xhemal Bushatin”, tha Basha.

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

PD shkon e përcarë në këto zgjedhje pasi kandidat të vetin ka edhe grupimi i Sali Berishës.

You may also like