Basha në Dibër: Luan Haka, kandidati më i mirë. Dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja

by admin
Spread the love

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Dibër për të mbështetur kandidatin për kryetar të bashkisë në zgjedhjet e 6 marsit Luan Haka. Basha tha se Haka është kandidati më i mirë për Dibrën dhe do kujdeset për këtë bashki dhe qytetarët e saj duke e bërë një vend më të mirë.

“Është mahnitëse të jem këtu, në qytetin e bukur të Dibrës. Atmosfera është e kaq e mrekullueshme. Plot me shpresë dhe etje për ndryshim në qytet. Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën. Ai është pjesë e Dibrës. Jam krenar që është kandidat i Partisë Demokratike. Ai do kujdeset për Dibrën, për dibranët.

Luani do ta bëjë Dibrën një vend më të mirë për të gjithë pavarësisht se është i djathtë apo i majtë, për t’i shërbyer njerëzve dhe familjeve”, deklaroi Basha.

Kreu i PD theksoi se Dibra do votojë Partinë Demokratike, sepse dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja.

“Ka vetëm një rrugë për dibranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorëve, modelin e korrupsionit të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë: Vota për Luan Hakën”, tha Basha.

You may also like