Basha apo Berisha në Big Brother? Ja si përgjigjet deputetja Ori Nebiaj

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë demokratike, Ori Nebiaj i është bashkuar Big Brother Vip si opinioniste, krah Arbër Hajdarit.

Madje, e pyetur nga Top Channel se kë do donte të shihte brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, deputetja Nebiaj thotë “pse jo të dy”.

Ori Nebiaj: Sapo Lori Hoxha ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht.

Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konflikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë problematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të jem në parlament.

Sa gati është Ori Nebiaj ta thotë mendimin e saj troç?

Ori Nebiaj: Unë gjithmonë kam qenë kështu. Absolutisht do të kujdesem që të jem e drejtpërdrejt dhe pa emocione tifozërie përsakohë je ulur aty dhe ke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenurit opinionist. Më duket një gjë me përgjegjësi shumë të madhe kështu që jam shumë gati ta bëjë.

Këshilla që Arbri të ka dhënë duke qenë se është më i vjetri në këtë studio si opinionist?

Ori Nebiaj: E drejta është se më ka dhënë shumë këshilla. Ishte shumë i kujdesshëm dhe miqësor dhe gjëja e parë që më tha është mos ki hall nga komentet sepse Bigu gjithmonë merr shumë vëmendje. Do ketë komente në rrjet, mos e vri mendjen sepse do të dalim shumë mirë.

Po kolegët e partisë ç’të thanë?

Ori Nebiaj: Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist.

A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?

Ori Nebiaj: Nuk e di, mendoj se njëri…

Kë do të doje të shihje ti?

Ori Nebiaj: Pse jo të dy?

You may also like