Basha apo Berisha, kush e fiton betejën? Milaim Zeka bën deklaratën e fortë, tregon kush e futi kryedemokratin në PD

by admin
Spread the love

Gazetari Milaim Zeka ka folur mbi konfliktin brenda PD-së, duke deklaruar se si Sali Berisha ashtu edhe Lulzim Basha duhet të largohen nga partia më e madhe opozitës.

Përballjen ndërmjet Berishës dhe Bashës, ai e sheh si elefanti përballë një miu, duke shtuar se nuk ka shanse që kryedemokrati të fitojë betejën përballë “atit” politik. Por ai shton se Berisha duhet ta pranojë se Basha erdhi në PD falë mbështetjes së vajzës së ish-kryeministrit, Argitës.

“Sali Berisha përballë Lulzim Bashës është sikur elefanti përballë një miu. Shanse teorike nuk ka ti mbijetojë luftës përballë Sali Berishës, ka mbështetje në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai në karrierën e tij ka bërë edhe gjëra të mira, është fut në NATO. Një meritë që nuk ia harroj është ndërtimi i rrugës së Kombit. Nuk do ta bënte përpos Sali Berishës. Basha ka ardhur në krye të PD vetëm për miqësinë e vajzës Argitës me të. E Berisha i vjen zori ta pranojë një gjë të tillë. Basha e ka shkatërruar PD-në me gënjeshtrat e tij. Në raport me ndërkombëtarët Basha gjithmonë e ka luftuar Berishën, e ka një traditë të tillë, e ka një histori të gjëra tilla, a ka qenë i lidhur me ndërkombëtarët që nga koha kur ka qenë i lidhur me UNMIK. Ai ka luajtur kartën se avash-avash po e heq Berishën, kur e ka kuptuar Berisha e ka reaguar. Basha po të kishte moral njerëzor e politik do të thoshte më falni qytetarë të republikës” nuk e marr këtë vendim, tha Zeka.

Më pas i theksoi se përballë kërkesës së SHBA, Basha duhet të deklaronte se “Unë jap dorëheqjen pasi nuk dal kundër SHBA dhe kundër babait politik që më ka ndihmuar politikisht dhe ekonomikisht. Këta dy njerëz e shkatërruan PD dhe opozitën i lënduan mijëra e mijëra demokratë, ia zgjatën jetën politike Edi Ramës. SHBA nuk del kundër vendimeve të tyre, ne e dimë 98% e serbëve e kanë mbështetur vendimet e Milosheviçit. Pra nuk tërhiqen, këtë duhet ta dijë Berisha. Këtë të keqe ia kanë mbjellë këshilltarët e tij, mbase edhe ajo zonjusha Kokalari, e ardhur nga SHBA, një qytetare e thjeshtë, edhe unë jam nënshtetas suedez e nuk përfaqësoj askënd”, tha Zeka në Breaking.

You may also like