Baseli e mbyll si kokë grupi, kualifikohen Slavia Pragë dhe PAOK

by admin
Spread the love

Baseli fitoi sfidën direkte ndaj Qarabag për vendin e parë në grupin H duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8 të Conference League. Në St Jakob Park zviceranët me Edon Zhegrovën në fushë triumfuan me rezultatin 3-0 në një ndeshje të dominuar. Dy gola shënoi braziliani Arthur Cabral ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe futbollisti me origjinë shqiptare Pajtim Kasami.

Po në këtë grup Omonia barazoi pa gola ndaj Kairat Almaty. Në grupin F Fc Copenhagen që e kishte siguruar që më herët vendin e parë mposhti edhe Slovan Bratislavën në ndeshjen e fundit me shifrat 2-0 duke i dhënë mundësinë Paok-ut të Selanikut të kalonte më tej, me grekët që fituan 2-0 ndaj modestëve nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps.

Në grupin E, Feyenoord që e kishte siguruar më herët vendin e parë në grupin E duke avancuar në fazën e 1/8-ave mposhti në ndeshjen e fundit 2-1 izraelitët Maccabi Haifas me golat e Dessers dhe Nelson. Kaloi më tej si e dytë Slavia e Pragës që mori një barazim 1-1 në Berlin, ndaj Union Berlin.

Vitesse bëri detyrën ndaj sllovenëve të Mura duke fituar 3-1, por kualifikimin e ka në dorë Tottenham që nëse fiton ndeshjen e shtyrë ndaj Rennes në momentin që do të luhet do të avancojë më tej në grupin G, grup në të cilin francezët e Rennes kanë siguruar kalimin si vend i parë që më herët.


Top Channel

You may also like