Barela ndez motorët në fund sezoni, mesfushori disa hapa para të tjerve

by admin
Spread the love

Kur të gjithë lojtarët (jo vetëm tek Interi) kanë ulur disi ritmin dhe po i lënë bateritë, njëri prej tyre ka vendosur këmbën në gaz. Nikolo Barela është duke kaluar një moment shumë të mirë dhe fizikisht duket disa hapa përpara të tjerëve.

Trajneri Inzagi është me fat që ka një futbollist të tillë në skuadër që në momentet më delikate merr skuadrën përdore dhe e çon drejt portës kundërshtare, pa harruar që ndal shumë aksione të rivalëve.

Por cili është sekreti i kësaj forme? Nikolo Barela është duke marrë frytet e një pune të jashtëzakonshme që ka bërë në dimër dhe një plani specifik të përgatitur me detaje.

Ai nuk mjaftohej vetëm me stërvitjet e skuadrës, por ka punuar edhe personalisht. Duke e ditur që në këtë sezon është edhe Europiani kërkon të bëjë një kompeticion si progatonist për të udhëhequr formacionin e Spaletit drejt një tjetër suksesi të mundshëm. Nikolo Barela u pa shpërthyes dhe me shumë dëshirë kundër Empolit, ashtu si edhe në ndeshjet e kombëtares së Italisë në miqësore.

Aty arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe mori për herë të parë shiritin e kapitenit. Barela kërkon të lërë gjurmë në këtë fund sezoni dhe e di që do të festojë titullin e dytë në karrierë me fanellën zikaltër.

You may also like