Bardhi zbardh detaje nga takimi me Palokën: Fitorja e zgjedhjeve nuk ishte e rëndësishme për ta

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, përfaqësues i një prej grupimeve në PD gjatë bisedimeve me palën tjetër të përfaqësuar nga Edi Paloka ka folur sot në emisionin “Pikat mbi i” për diskutimet e zhvilluara deri te përgjigjja finale.

Bardhi deklaroi se ishte kusht pranimi i statutit të 11 dhjetorit, për çfarë ai nuk ishte i autorizuar të pranonte.

Bardhi tha se zgjedhjet përballë Ramës nuk fitohen me statut dhe se objektivi me të cilin shkoi në bisedime ishte fitorja e zgjedhjeve lokale dhe gjetja e një formule për kandidatë fitues.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji tha se i gjithë faji do bjerë mbi ta nëse humben zgjedhjet.

Debati:

Zheji: I gjithë faji do bjerë mbi këta. Skema është gati për t’u shkarkuar te këta. Problemi është çfarë do ndodhë më pas.

Bardhi: Pasi jam mandatuar nga kolegët e grupit parlamentar, kam bërë të gjitha përpjekjet për të arritur një formulë bashkëpunimi për zgjedhjet lokale. Unë kam ezauruar të gjitha mundësitë e mia brenda grupit parlamentar që kjo të arrihej. Për fat të keq dje kemi marrë një përgjigje finale. Kemi qenë prej 3 javësh në bisedime me njeri-tjetrin. Kam pasur propozime. Javën që shkoi kam paraqitur dhe një dokument. Pati brenda grupit parlamentar që e panë atë alternativë si shumë të zbutur, ose ulje koke, por unë u përpoqa për një zgjidhje që ishte unifikimi i opozitës në zgjedhje. Morëm dje një përgjigje që ata janë të gatshëm për çdo gjë që përfshin statutin e tyre.

You may also like