Bardhi bën reagimin ironik disa orë para Kuvendit të Berishës

by admin
Spread the love

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook rreth Kuvendit Kombëtar që do të mbahet ditën e nesërme nga grupi i Rithemelimit.

Bardhi shprehet se ky është një akt përçarës që ka për qëllim të nxisë armiqësitë ndaj anëtarëve të PD-së dhe të ndërtojë një parti personale për interesat e Berishës.

Postimi i Bardhit:

“Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë me Edi Ramën. Interesi i Sali Berishës është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal. Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij radhën e ka Këshilli Kombëtar. Qartësisht ajo që po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025. Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qendër, nuk është asgjë tjetër, vetëm nje akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.”-shkruan ai.

You may also like