Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski, gati oferta e re për Bayernin

by admin
Spread the love

Barcelona nuk heq dorë nga Lewandowski. Bayerni ka refuzuar ofertën e parë, por sipas “Bild”, spanjollët kanë gati një ofertë të re: 32 milionë euro plus 5 bonuse.

Një shifër e tillë mund të bindë klubin gjerman, sepse me paratë e këtij transferimi Bayerni mund të marrë Sadio Manè nga Liverpool. Barça ka arritur një marrëveshje me sulmuesin polak, që pritet të fitojë 12 milionë neto në sezon për tre vite.

Jules Koundé është objektivi i Barcelonës për repartin e mbrojtjes. Xavi e pëlqen shumë 23-vjeçarin francez, të cilin e sheh si zëvendësuesin e Gerard Piqué. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like