Barcelona kërkon Marcos Alonso, jep në këmbim shërbimet e një talenti

by admin
Spread the love

Transferimi i Cesar Azpilicueta nga Chelsea te Barcelona konsiderohet nga mediat spanjolle si diçka e sigurt. Megjithatë, katalanasit po tentojnë edhe një tjetër mbrojtës nga “Blutë e Londrës”. Bëhet fjalë për spanjollin Marcos Alonso.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “Sport”, Barcelona nuk dëshironë të shpenzojë para për Alonson duke marrë parasysh se mbrojtësi i majtë ka edhe një vit kontratë me Chelsea. Kështu ata po mendojnë për një shkëmbim të mundshëm midis palëve.

Për këtë arsye, Chelsea ka treguar edhe preferencën e tij në rast se Barcelona dëshiron të afrojë Alonson. Drejtuesit londinez i kanë bërë me dije katalanasve se për të marrë spanjollin duhet të japin në shkëmbim Sergino Dest. Një opsion që po shqyrtohet nga Barcelona që ende nuk ka kthyer një përgjigje. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Twitter

You may also like