Barcelona “fik” me poker Napolin, Dortmund nuk e bën mrekullinë

by admin
Spread the love

Barcelona ka eliminuar Napolin nga Europa League dhe kualifikohet në 1/8-at e finaleve të këtij kompeticioni. Katalanasit fituan në “Diego Armando Maradona” me rezultatin 4-2.

Skuadra e Xavi ishte spektakolare, duke shënuar pas tetë minutash. Jordi Alba nuk fali pas asistit të Traore, kurse më pas realizoi një perlë nga distanca Frenkie De Jong.

Napoli e hapi ndeshjen me Insigne, që realizoi një penallti të fituar nga Osimhen. Barcelona ia preu krahët me golin e Pique në fundin e pjesës së parë, kurse Aubameyang i mbylli të gjitha llogaritë.

Borussia Dortmund përfundon jashtë Europa League, pasi barazoi kundër Rangers në ndeshjen e dytë. Kampionët e Skocisë realizuan me Tavernier të parët, me penallti.

Bellingham vendosi baraspeshën, kurse Malen i dha epërsinë gjermanëve. Shpresë e ndezur për kualifikim, që u shua me golin e barazimit, realizuar po nga Tavernier.

Real Betis ka shfrytëzuar fitoren e parë në Rusi kundër Zenit dhe për t’u kualifikuar i ka mjaftuar një barazim pa gola ditën e sotme. Spanjollëve iu ngriu buzëqeshja në fund, por VAR e anuloi golin e Chistyakov.

Braga ka mundur në 90 minuta 2-0 Sheriff Tiraspol dhe e ka çuar në shtesë çështjen e kualifikimit.

EUROPA LEAGUE – 1/16 e finaleve
E enjte, më 24 shkurt, ora 21:00

Betis-Zenit 0-0 (3-2)

Braga-Sheriff Tiraspol 2-0 (0-2)
Shënues:
Medeiros 17′, Horta 43′

Napoli-Barcelona 2-4 (1-1)
Shënues:
Insigne (pen.) 23′, Politano 87’/ Jordi Alba 8′, F. De Jong 13′, Pique 45′, Aubameyang 59′

Rangers-Dortmund 2-2 (4-2)
Shënues:
Tavernier (pen.) 22′, 58′ / Bellingham 31′, Malen 42′

Në Conference League ishin kualifikuar më parë Leicester, Marseille, Bodo/Glimt, Partizan Beograd dhe PSV. Slavia Prague gjithashtu kaloi më tej, pasi e mposhti sërish 3-2 skuadrën e Fenerbahce.

Njërin gol për skuadrën turke e realizoi shqiptari Mërgim Berisha. Vitesse ka festuar sonte, pasi përmbysi humbjen e duelit të parë ndaj Austria Vienna. Holandezët triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.

CONFERENCE LEAGUE – 1/16 e finaleve
E enjte, më 24 shkurt, ora 21:00

PAOK-Midtjylland 2-1 (0-1)
Shënues:
Zivkovic 20′, Vierinha 26′ / Hoegh 80′

Slavia Prague-Fenerbahce 3-2 (3-2)
Shënues:
Schranz 19′, Sor 27′, 63’/ Yandas 39′, Berisha 90′

Vitesse-Rapid Vienna 2-0 (1-2)
Shënues:
Grbic 3’, Bero 19′

You may also like