Barcelona do të lejojë largimin e De Jong, ia cakton edhe çmimin holandezit

by admin
Spread the love

Frenkie De Jong mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, teksa Manchester United besohet se ka shprehur interesim serioz për mesfushorin.

Trajneri i ri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm, thuhet se e dëshiron transferimin e De Jong pasi e pëlqen lojën e tij dhe beson se do të ishte përforcimi i duhur.

Ten Hag dhe De Jong kanë punuar së bashku vite më parë te Ajaxi, transmeton Gazeta Express.

“El Chiringuito” ka raportuar se Barcelona do ta lejojë largimin e mesfushorit holandez dhe se për të kërkon së paku 70 milionë euro.

Katalunasit thuhet se nuk e shohin 24-vjeçarin si te paprekshëm në formacionin bazë.

De Jong me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

You may also like