Barça detyrohet të ulë pretendimet për kartonin e Griezmannit, gati marrëveshja me Atleticon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në aventurën e tij të dytë tek Atletico e Madridit, Griezmann po përjeton një situatë të pazakontë, pasi 31-vjeçari është i detyruar të luajë jo më shumë se 30 minuta.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Atlético dhe Barcelona po punojnë për të zhbllokuar situatën e pazakontë që po përjeton sulmuesi francez.

Raportimet  tregojnë se dy klubet janë afër një marrëveshjeje për 25 milionë euro. Një shifër mjaft e vogël krahasuar me 40 milionët e kërkuara fillimisht nga Barça.

Griezmann është i lumtur në Madrid, megjithatë dëshiron të luaj më shumë minuta dhe të rikthehet protagonist absolut, pasi edhe Botërori “Katar 2022” është afër.

Shqip shkruan se bisedimet po shkojnë në rrugën e duhur dhe çështja “Griezmann” pritet të zgjidhej pas pushimit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Në pesë javët e para të La Ligas dhe në sfidën e parë të Champions League, Griezmann ka një mesatare jo më shumë se 28 minuta lojë për takim. Francezi deri më tani ka shënuar tre gola.


Top Channel

You may also like