Barazon rekordin e legjendës ukrainase

by admin
Spread the love

Ndeshja mes Milanit dhe Borusia Dortmund ka dhuruar një start shumë të vrullshëm të sfidës, me dy penallti që u dhanë që në 10 minutat e parë të tij.

Një gjë e tillë kishte ndodhur vetëm një herë më parë në historinë e turneut.

Ajo ishte finalja e vitit 2011, kur Gaizka Mendieta shënoi në minutën e 3-të gjuajtën e tij për Valencian, ndërsa Mehmet Sholl në minutën e 7 gaboi për Bajern Mynih nga pika e bardhë.

Sot, ishte Rojs i cili shënoi golin për Dortmundin në minutën e 10, ndërsa më parë kishte qenë Zhiru ai që gaboi në minutën e 6. Për Zhiru, ky ishte barazimi i një rekordi të padëshiruar për Milanin.

Ai u bë futbollisti i dytë i kuqezinjve që gabon dy penallti në këtë turne, duke iu bashkuar në këtë shifër Andri Shevçenkos.

You may also like