Barazimi në miqësore ndaj Beligjikës, Anglia në klub deri në 4 të mëngjesit

by admin
Spread the love

Lojtarët e Anglisë festuan me personazhe te njohur të artit, Xhejms Korden dhe Herri Stajls, deri në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës, pas barazimit 2-2 me Belgjikën mbrëmjen e së martës.

Kapiteni Deklan Rajs, të cilit trajneri Garet Sauthgejt i dorëzoi shiritin e kapitenit për të festuar ndeshjen e tij të 50-të me fanellën e kombëtares, udhëhoqi shokët e tij drejt hotelit luksoz “Chiltern Firehouse” në Londër, pasi ishin ftuar nga aktori britanik, Xhejms Korden.

Grupit iu bashkuan edhe yjet e tjerë të kombëtares, Xhud Bellingam, Xhejms Medison dhe Xhordan Henderson. Një tavolinë ishte rezervuar për grupin në fjavë, të cilët kaluan një natë argëtuese në lokalin luksoz deri në orët e para të mëngjesit. I pranishëm ishte edhe ylli i popit Herri Stajls, i cili iu pa t’i bashkohej grupit me një Mercedes.

Ndërsa Korden, i cili është një tifoz i vjetër i Uest Hemit, është një shok i ngushtë me Rajs. Ata u fotografuan duke dalë së bashku për darkë edhe tre vite më parë. Ata u panë të largoheshin nga klubi pas orës 4 të mëngjesit.

Trajneri Garet Sauthgejt i pa lojtarët e tij në dy miqësoret e fundit, kundër Brazilit dhe Belgjikës, përpara se të përfundojë sezoni. Kombëtarja e Anglisë do të luajë edhe dy ndeshje miqësore, kundër Bosnjë Hercegovinës dhe Islandës, përpara se të nisin Europianin e tyre në Gjermani, ku do të debutojnë kundër Serbisë në 16 qershor.

PANORAMASPORT.AL

You may also like