Barazim dramatik në Cadiz-Espanyol, Bare i skualifikuar

by admin
Spread the love

Pikë shprese për Cadiz në përballjen ndaj Espanyol që u mbyll me një barazim 2-2, në një ndeshje ku minutat e fundit u kthyen në një triller të vërtetë.

Pa Keidi Baren i skualifikuar pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë katalanasit e vegjël dolën me vetëm 1 pikë nga transferta me Cadiz edhe pse e panë veten në avantazh pas vetëm 10 minutash pas golit të Morlanes.

Por në pjesën e dytë, fillimisht veterani Alvaro Negredo dhe më pas në fund Alejo përmbysën shifrat në favor të Cadizit që gjithsesi nuk arriti të ruante epërsinë pasi Rual de Tomas në minutën e 96 ngriu vendasit të cilët gjithsesi me barazimin iu larguan disi fundit edhe pse për momentin janë ende në zonën e rrezikut, pikërisht në vendin e 19 me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Real Betis triumfoi lehtësisht 4-0 ndaj Alaves.


Top Channel

You may also like