Banorja e “5 majit” i habit të gjithë, tregon skenat që u fshehën në takimin me kryeministrin: Rama përplaste tavolinën

by admin
Spread the love

Një prej banorëve të zonës së “5 majit”, e cila ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në takim me kryeministrin Edi Rama në Parlament, ka treguar detaje të pathëna për atë bisedë.

Banorja ka thënë se kryeministri thoshte gjatë gjithë kohës pusho dhe përplaste tavolinën. Ajo konfirmoi se nuk do të bëjnë më takim me kryeministrin Rama pasi sipas saj ai nuk i dëgjon.

“Pas pyetjeve që bënim ai thoshte pusho, e përplaste tavolinën, mbi 5 herë. Më është dhënë fjala nga Rama që do flas. Unë në kohë reale mora telefonin dhe incizova. Pas këtij momenti ai iku dhe u largua. Normale nuk do të shkojmë më te Rama. Po na tregonte që ishim të paligjshëm, do të marrim banesa nga taksat e shqiptarëve. E unë i thash po ne nuk jemi shqiptar? Nuk kam pse ta takoj zotin Rama sepse nuk dëgjoi asnjë problem tonin. Ai na tha po deshët mirë, po nuk deshët mirë kjo është”, tha banorja për News24.

You may also like