Banorëve të Fribugut që po ktheheshin nga udhëtimi u dërgohen gabimisht mesazhe për karantinë

by admin
Spread the love

Shërbimi i mjekëvet kantonalë kërkuan falje për mesazhet e dërguara gabimisht banorëve të Friburgut që po ltheheshin nga udhëtimi

Të enjten e kaluar, shumë banorë të Friburgut që po ktheheshin nga jashtë, kanë pranuar nga një mesazh në celilarët e tyre, nga shërbimi i mjekëve kantonal. “Ju jeni kthyer nga një shtet me një variant serioz të koronavirusit që po qarkullon. Ju duhet të karantinoni vetveten për 10 ditë nga dita e mbërritjes në Zvicër”. Mirë. Veç se ishte keqkuptim për shumëkënd, që nuk u kthyen nga një vend i rrezikuar.

Lista e vendeve që i nënshtrohen karantinës më pas përfshinte 23 vende, shpjegon “La Liberté”, transmeton portali Shtegu. Megjithatë, “nga 1 800 persona, 800 u prekën nga vendet që i nënshtrohen karantinës, por mesazhi u dërgua gabimisht për të gjithë”, shpjegon zëvendësmjeku kantonal Christophe Monney. Prandaj, 1 000 banorë të Friburgut u dërguan gabimisht në karantinë.

Një mesazh i ri me tekst iu dërgua 1 000 të prekurve të premten, duke treguar se ata mund të injoronin atë të mëparshmin dhe duke thënë: “Ju lutemi na e falni këtë gabim dhe kujdesuni për vetveten”. Dhe së fundi, 1 800 banorët e Friburgut që po ktheheshin nga udhëtimi i tyre morën një mesazh tjetër të premten në fund të ditës, sepse “Këshilli Federal kishte vendosur në të njëjtën ditë për të hequr karantinat dhe për të futur testet e detyrueshme në mbërritje dhe katër deri në shtatë ditë. pas kthimit të udhëtarëve”, vëren e përditshmja e Friburgut.

You may also like