Banorët nisin dhe vendosin baste me njëri-tjetrin për dyshimet e tyre – Shqip

by admin
Spread the love

22:33 | 4 Nentor 2021

Banorët duhet të gjejnë se cilët janë dyshja e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”.

Natën e mbrëmshme u bë një ‘dëm’ i madh nga dy prej banorëve të shtëpisë të cilët janë zgjuar në orët e vona të natës dhe kanë shkatërruar thuajse gjithçka.

Tani banorët duhet të gjejnë se kush ishin ata dy persona dhe në disa momente ata u shfaqen të sigurtë për dyshimet e tyre dhe si zgjedhje për ta vërtetuar këtë janë treguar të gatshëm të vendosin edhe baste me njëri-tjetrin.

Shtëpia është kthyer në një arenë bastesh, teksa Donaldi dhe Monika kanë bërë pakt me Einxhel. Donaldi i përcaktoi Einxhel se nëse ajo do të ishte “Ninxha” do të ishte në dispozicin të tij për 24 orë.

Në shtëpi e vetmja temë diskutimi është ky mison, i cili do të përcaktojë edhe buxhetin e tyre javorë.

You may also like