Bankieri zhduket pa lënë gjurmë, qeni i tij shfaqet pas dy muajsh në shtëpinë e pushimit në Turqi (fotot)

by admin
Spread the love

Misteri i zhdukjes së papritur të një bankieri turko-britanik është thelluar dje kur dy muaj pas ngjarjes qeni metë cilin po shëtiste në kohën e zhdukjes, është rishfaqur i palënduar.

Ish-drejtori i bankës Korhan Berzeg, 83 vjeç, dhe qenushja e tij e racës doberman Tina u zhduken gjatë daljes së mëngjesit pranë shtëpisë së tij të pushimit në Turqi.

Por familja e tij u shtang dje kur Tina u pa duke ecur në fshatin turk ku dyshja kishin dalë 72 ditë më herët, por pa pronarin e saj.

Një video e publikuar dje nga mediat tregonte qenin Tina që ribashkohej me bashkëshorten britanike të Korhan, 80 vjeçaren Angela.

Qeni dukej se kishte jetuar në kushte të mira para se të lihej i lirë, teksa ishte kthyer në shtëpinë e Korhan, në rajonin turk të Marmara.

Por familjarët nuk dinë çfarë ka ndodhur me ish-bankierin që ishte në formë të shëndetshme, i cili u zhduk pa lënë gjurmë më 17 qershor.

Shfaqja e qenit bëri të niste një operacion policie në zonën e largët.

Mediat kishin ngritur shqetësime për ish-ekspertin e financave mes raportimeve ‘shumëngjyrëshe’ për lidhje me segmente të errëta të qeverive të Arabisë Saudite dhe të SHBA, shkruan rrjeti TheSun.

E bija britanike e Korhan, Nisa tha: “Tina duket që është mbajtur në shtëpi gjatë kësaj kohe, ajo është shëndoshur dhe thonjtë i janë zgjatur, që do të thotë se nuk ka dalë shumë në natyrë”.

“Por duket që është ushqyer dhe është kujdesur nga ata që e mbanin, por me të ishte babai im, përse është liruar ajo?”

“Ne nuk dimë çfarë të mendojmë, nuk e dimë është një shenjë e mirë apo e keqe”.

“Kreu i policisë turke që po hetojnë, na tha se nuk kanë parë ndonjë rast tjetër si ky”, shprehet e bija e bankierit të zhdukur”.

Identiteti i Tina u konfirmua nga shenjat në trup, dhe ishte në humor të mirë, teksa ishte e lumtur të ribashkohej me gruan e Korhan, Angela.

Korhan dhe Angela kishin shkuar të pensionoheshin në ishullin Buyukada pranë Stambollit, në rajonin e Marmara.

Ditën e zhdukjes ai kishte dalë në 8.30 të mëngjesit për shëtitjen 40-minutëshe me qenin e tij Tina dhe një tjetër qenushe, Esmerelda, që e kishin adoptuar në zonë.

Esmerelda ishte kthyer në shtëpi e vetme 20 minuta më vonë.

Dobermani tre-vjeçar Tina ishte bërë pika kryesore e hetimit për zhdukjen e të zotit.

Korhan kishte punuar si financier i SHBA në Arabinë Saudite në vitet derisa u bë Komisioner Ekonomik në kryeqytetin Riad.

Angela ka ofruar një shpërblim prej $50 000 (1 milionë lira turke) për informacione që çojnë në gjetjen e Korhan, por aktualisht nuk ka asnjë shenjë të bankierit të lartë.


Top Channel

You may also like