‘Bamboo Mayfest‘ – Festivali i kënaqësisë, këtë vit si asnjëherë më parë

by admin
Spread the love

Tash e 14 vite, në Ulqin mbahet i ashtuquajturi “festivali i kënaqësisë” i organizuar nga Bamboo Bar, e që këtë vit pas gjitha ndodhive dhe pandemisë, është rikthyer edhe më fuqishëm, shkruan Kosovarja.

Organizatori dhe pronari i Bamboo Bar, Arian Henci, bën të mundur që çdo vit rinia shqiptare të mblidhet me 1 maj e që të kënaqen së bashku në ditët e radhës.

Nuk munguan as këngëtarët e dj të ndryshëm dhe emra të njohur të estradës që këto ditë i bënë të mbahen mend ashtu si çdo fillim të sezonit.

Për çdo informatë dhe eventet të cilat nuk duhet humbur në sezonin e ardhshëm mund t’i ndiqni në instagram në @bamboomayfest.

Mos e humbisni kënaqësinë e cila vërtetë se na ka munguar… /Kosovarja/


You may also like