Balta e përmbytjeve pushton të mbijetuarit e tërmetit në Turqi në kampet e tendave e konteinerëve (fotot)

by admin
Spread the love

Njerëz që jetojnë në tenda e konteinerë në zonat e goditura nga tërmeti shkatërrimtar në juglindje të Turqisë, përballen me tjetër fatkeqësi teksa përmbytjet e papritura vrarë dje të paktën 14 njerëz.

Megjithë kushtet e vështira të kampit të të mbijetuarve në Adiaman, ata përpiqen tashmë të qëndrojë të thatë prej baltës dhe reshjeve të shumta.

“Nuk kemi ku të shkojmë, tenda u përmbyt, u mbulua me baltë, por duhet të qëndrojmë këtu,” thotë 19-vjecari sirian Roni Ali Abdullah, i cili jeton prej dhjetë vitesh në Turqi.

Ujërat e përmbytjes morën dje njerëz me vete teksa rrugët u kthyen në lumenj në zonat fatkeqe të tërmetit të muajit të kaluar me magnitudë 7.8.

Më shumë se 48,000 u vranë nga tërmeti në Turqi dhe rreth 6,000 në Siri, në tragjedinë më të rëndë të rajonit në kohërat moderne.

Por shira të rëndë nisën në zonë prej të martës dhe 12 njerëz u vranë në Sanliurfa, rreth 50 kilometra larg kufirit sirian, si dhe dy në Adiamanin fqinjë.

Pesë njerëz janë të humbur.

Imazhet tregonin ujërat që merrnin me vete makina e objekte, duke përmbytur strehimet e përkohshme të viktimave të tërmetit.

Në imazhe të shpërndara shiheshin njerëz që nxirrnin viktimat nga uji duke përdorur litarë e degë pemësh.

Guvernatori i Sanliurfa tha se përmbytjet kishin vërshuar në katin e parë të një nga spitalet kryesore të rajonit.


Top Channel

You may also like