Ballkani në presion të fitores

by admin
Spread the love

Ballkani në presion të fitores!

Ballkani luan sot ndeshjen e pestë në fazën në grupe të Ligës së Konferencës, teksa pret Viktoria Plzen në Tiranë.

Ndeshja u zhvendos në “Air Albania” për shkak të kushteve të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe për kampionët e Kosovës nuk ka alternativë tjetër veç fitores.

Ballkani ka siguruar deri tani 4 pikë, por që të mbajë gjallë shanset e kualifikimit të mëtejshëm, i duhet medoemos që të marrë maksimumin përballë skuadrës çeke, e cila falë fitoreve të të gjitha ndeshjeve deri më sot, ka siguruar kualifikimin dhe për më tepër si skuadra e parë e Grupit C.

You may also like