Balla: SHBA e akuzon për korrupsion, e papranueshme që SPAK nuk heton Berishën

by admin
Spread the love

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar SPAK që të hetojë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi ky i fundit është i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se SPAK duhet të hetojë Berishën pasi SHBA e shpalli non grata si një person të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Ndër të tjera Balla tha se SPAK duhet t’i dërgojë një kërkesë zyrtare institucioneve ligjzbatuesve të SHBA-ve, të cilat kanë arritur në këtë konkluzion.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e shtetasit Sali Berisha si një person i përfshirë në korrupsion i nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fakti që SHBA-të këtë vendim të tyre e kanë bazuar mbi prova të qarta, unë besoj që SPAK i duhet t’i japë një përgjigje kësaj çështjeje dhe natyrshëm duhet të fillojë hetimet, duke e shoqëruar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’i dërgojë institucioneve ligjzbatuesve të SHBA-ve, të cilat kanë arritur në këtë konkluzion.

Është e papranueshme që për një shtet partner, strategjik të Shqipërisë, Sali Berisha është i shpallur person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë, në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime më të thella”, theksoi ai.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kreu i Strukturës së Posaçme (SPAK), Arben Kraja deklaroi se institucioni që ai drejton, po heton dy çështje lidhur me Berishën, atë të Gërdecit dhe privatizimit të kompleksit “Partizani”.

You may also like