Balla për Berishën: I vetmi sabotator për çështjet kombëtare

by admin
Spread the love

Seanca e Kuvendit e ditës së hënë u pasua me debate dhe kritika të shumta. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij i është përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehu, pas akuzave të këtij të fundit se mazhoranca nuk po mban qëndrim për krimet serbe në Srebrenicë.

Balla tha se mazhoranca respekton institucionet dhe ka vendosur që në 11 korrik të mbajë seancë për Srebrenicën.

Ndërkohë theksoi se kur bëhet fjalë për çështjet kombëtare i vetmi që i saboton është Sali Berisha, ndërsa ka sjellë në kujtesë shkjeln e embargos gjatë luftës në Bosnje si dhe sulmin ndaj Rambujesë kur diskutohej çështja e Kosovës.

“11 Korriku është një ditë e shpallur ndërkombatarisht si një ditë e ndërgjegjësimit mbarë botëror për Srebrenicën. Do të bihet dakord në konferencë të Kryetarëve se kur do ta bëjmë seancën se mos na bie ditë bajrami 11 korriku. Të bëjmë një seancë siç i ka hije, të ftojë autoritet e Bosnjë Hercegovinës, të Srebrenicës, të familjeve që kanë vuajtur nga ai gjenocid. Kjo historia që ju do vini këtu mbas ca ditësh do sillni rezolutë për dënimin e Luftës II Botërore, do sillni rezolutë për dënimin të luftrave të Skënderbeut, se mund tu vijë edhe kjo ideja, kjo nuk ka për të ndodhur. Janë 11 deklarata dhe rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, në 2 prej tyre Kuvendi i ka cilësuar krimet serbe në Kosovë gjenocid. Është e turpshme kjo që po bëni. Ajo që bëri Edi Rama në fjalën e tij në Nju Jork është qëndrimi i Shqipërisë. Ajo që talleni ju nuk i bëni nder çështjeve shqiptare. Sali Berisha çështjet kombëtare sa herë ka patur mundësi i ka sabotuar dhe ka ndihmuar serbët në Bosnje me shkeljen e embargos. Merr fjalën aty Tritan se si drejtor i kompanisë “Shqiponja” me urdhër të Saliut shkela embargon, pastaj me sulmin ndaj Rambujesë. Harrojeni ju se mund të bëni pis integritetin institucional të Shqipërisë. Shqipëria sot drejton institucionin më të rëndësishëm në botë”, tha Balla.

You may also like