Balla i vendosur për amnistinë: 2/3 e qytetarëve e mbështesin, do e miratojmë

by admin
Spread the love

Amnistia fiskale është vënë sërish në vëmendje ditën e sotme. I pyetur nga gazetarët kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se ky projektligj do të miratohet. Balla tha se 2/3 e qytetarëve e mbështesin. Kreu i grupit parlamentar socialist tha se miratimi i këtij projektligji është dicka e mirë për vendin tonë.

Balla:

“Në vlerësimin tonë na rezulton se më shumë se dy të tretat e qytetarëve e mbështesin një nisëm të tillë, kjo nga këshillimi kombëtar. Amnistia fiskale është domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër. Ne duam ti japim mundësinë duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale dhe korruptive dhe personat e ekspozuar politikisht. Këtë e ka bërë pjesa më e madhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në do ta miratojmë amnistinë fiskale. Çdo deputet i parlamentit të Shqipërisë duhet të kuptojë se kjo është një gjë e mirë për të ardhmen e vendit.”

You may also like