Balina e akuzon Beatrixën se është në Dubai me të dashurin, kjo e fundit thotë se do e padis

by admin
Spread the love

Pas hatërmbetjes së fundit të Beatrix me partnerin e saj Donald Veshaj, për batutën me Ermal Mamaqin, këngëtarja shqiptare ka ditë që nuk ishte lajmëruar.

Artistja kishte ikur për në Dubai me vajzën e tezës për pushime, shkruan “Kosovarja”.

E, qëndrimi i saj në Dubai ka shkaktuar polemika në publik.

Së fundi, ajo ka reaguar ashpër në InstaStory duke publikuar biseda të opinionistes së Big Brother VIP, Balina Bodinaku.

Bodinaku kishe realizuar me një bisedë në të cilat opinionistja pretendonte që këngëtarja është në pushime me të dashurin, e më pas edhe kishte bllokuar personin që i ka thënë.

Kjo gjë e ka barë mjaft të revoltuar Trixën e cila  e paralajmëroi publikisht opinionistën se nëse vazhdohen shpifjet ajo do të ndjek rrugët ligjore.

Por, si qëndron e vërteta e kësaj mbetet të shihet.

 


You may also like